Kjo është Amerika, Republikanët thyejnë linjat e partisë duke iu bashkuar Demokratëve

Anëtarët ‘rebelë’ të partisë së Donald Trump, kanë kundërshtuar deklaratën e presidentit për një emergjencë në kufirin SHBA-Meksisë.

Dymbëdhjetë senatorë republikanë thyen linjat e partisë në anën e demokratëve, ku Senati votoi të enjtën 59-41 për të anuluar deklaratën e sigurisë kombëtare të Presidentit Donald Trump për të financuar murin në kufi.

Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga Demokratët muajin e kaluar mbështeti masën.

Z. Trump më herët e pranoi se ai “ndoshta” duhet të vërë veton ndaj rezolutës.

Kongresi ka nevojë për dy të tretat e shumicës së të dy dhomave për të anashkaluar një veto presidenciale, e cila shihet si e pamundur në këtë rast. /IndeksOnline/

Lexo edhe:  5 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në...