Klopp: Derbi i nesërm është për Xherdan Shaqirin

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është duke pritur gjëra të mëdha nga Xherdan Shaqiri nesër kundër Evertonit.

Lojtari kosovar, i transferuar prej Stoke Cityt gjatë verës, ka krijuar mesatarisht 2.1 shanse brenda 90 minutave lojë këtë sezon – shifër më e mirë se çdo bashkëlojtarët tjetër te “Redsat”, transmeton portali arbresh.info.

“Kjo është diçka që ju e bëni gjithmonë, kur të rinjtë janë në skuadër, ata gjithmonë janë më të mirë se të tjerët”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Nuk e kuptoj fjalën ‘shijoj’ aktualisht, por po unë mendoj se ai do ta shijojë këtë shumë dhe do të jetë i gatshëm për këtë”

“Ne duhet të shohim se si të luajmë dhe çfarë formacioni do të zgjedhim”

Ndeshja mes Liverpoolit dhe Evertonit zhvillohet në Anfield dhe fillon në ora 17:15.