Kokëdhima: Haradinaj u tregua serioz me taksën, Rama s’e ka hallin e Kosovës

Kryetari i partisë ZGJIDHJA Koço Kokëdhima ka shkruar një shkrim autorial rreth diskutimit për kufijtë e Kosovës, taksën ndaj Serbisë dhe qëndrimit të Ramush Haradinajt për këtë çështje. Kokëdhima nënvizon se Ramush Haradinaj ka mbajtur qëndrim serioz, korrekt dhe partior, kurse shton se Edi Rama kërkon të përftojë vetë dhe s’ka aq hallin e Kosovës.

Shkrimi i plotë i kryetarit të partisë ZGJIDHJA Koço Kokëdhima:

Për herë të parë kryeministri Edi Rama pranon se po punon për ndarjen e Kosovës. “Çfarë po diskutojmë ne me Greqinë sot? Kufirin. Çfarë diskutoi Kosova me Malin e Zi që u bë gjithë ajo që u bë? Kufirin. Si nuk do diskutohet kufiri mes Kosovës dhe Serbisë? Do diskutohet që ç’ke me atë punë. Do bëhet edhe në këtë rast ai procesi i demarkacionit”, ka deklaruar kryeministri Rama.

Ashtu siç ka katranosur marrëveshjen e detit me Greqinë, kërkon të bëjë edhe me Kosovën. Ai ka heshtur prej shumë kohësh, megjithëse në prapaskenë ndihmonte idenë e hedhur nga Vuçiç për t’i dhënë Serbisë veriun e Kosovës. Dalja hapur e tij në këtë rrafsh ku diskutohet integriteti kombëtar, kërkon të neutralizojë fitoren e forcave që mbrojnë tërësinë e Kosovës.

Këto ditë të presionit të madh ndërkombëtar, për heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë, Kryeministri Ramush Haradinaj, si një patriot i sprovuar, mbajti barrën e rëndë, për aq momente të vyera, sa duheshin për të vendosur pikat dhe presjet në platformën e ekipit të dialogut me Serbinë.

Tashmë, mund të lexohen qartë dy fjali me vijë të kuqe në platformën e bisedimeve. Është Platformë për dialogun me Serbinë, të cilën e ka përgatitur ekipi negociator dhe që sot iu dërgua Kuvendit.

Lexo edhe:  Burdush mashtruesi është në gjendje shumë të rëndë