Komisionari Hahn nga Serbia miklon Vuciqin, kritikon fort Kosovën

Komisionari për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn, pas takimit më presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ka folur rreth vendimit të Kosovës për vendosjen e taksës.

Ai ka thënë se vendimi i Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës dhe Hercegovinës pengon bashkëpunimin rajonal.

“Takim i mirë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd, ku diskutuam për vendimin e Kosovës për vendosjen futjen e tarifave mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, e cila pengon CEFTA-n dhe bashkëpunimin rajonal. Ne ramë dakord për nevojë urgjente për de-përshkallëzim”, ka shkruar Hahn në Twitter.

Komisioneri Hahn do të vazhdojë vizitën e tij në Kosovë ku do të takohet me krerët më të lartë të vendit.

Lexo edhe:  Ky shtet po ju ofron shqiptarëve 5 mijë euro nëse ia leni vajzat shtatzëne