Kosova dhe Shqipëria bashkohen në futboll, Kupa nis në mars dhe luajnë nga 3 Kategoritë

Bashkimi i shqiptarëve po vjen dhe ashtu siç të gjithë janë të ndërgjegjshëm, kurrsesi nga politika. Do të jetë sporti që do t’i bëjë bashkë shqiptarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë.

Kupa e re e quajtur “Nënë Tereza” e cila është mirëmenduar nga organizatorët, e inciuar nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është përcaktuar në projekt që të nis në muajin mars-qershor të 2020.

Sipas asaj që raporton “Top Channel” do të marrin pjesë tre kategoritë e futbollit. Kategoria Superiore e Shqipërisë që ka 10 ekipe dhe Kosovës që ka 12 ekipe. Kategoria e Parë e Shqipërisë që është me 20 ekipe dhe Kategoria e Parë e Kosovës që ka 16 ekipe. Kategoria e Dytë e Shqipërisë ku luajnë 26 ekipe ndërsa e Kosovës që ka 16 ekipe.

Të gjitha këto skuadra do të marrin pjesë në Kuipën “Nënë Tereza”, por 22 ekipet e elitës së futbollit në Kosovë dhe Shqipëri do të shkojnë direkt në fazën 1/32. Ndërsa 80 ekipet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë do të luajnë me njëri-tjetrin në sistemin vajtje-ardhje në stadiumet e tyre. Faza e parë do të ketë 140 ndeshje, ndërsa për të mbërritur në finale e madhe do të duhen 201 ndeshje.

Lexo edhe:  Pagoi operacionet e 1 mijë fëmijëve të sëmurë: Lexoni 6 fakte për Ozil

Lini një Përgjigje