“Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë, le ta kemi një Kombëtare, një ushtri dhe një federatë”

Derisa muaj më parë u largua nga FC Prishtina, ‘timonieri’ nga Rahoveci së fundmi ka arritur marrëveshje me klubin nga kryeqyteti Flamurtari,

Trajneri Sokoli gjithmonë njihet për deklaratat e tij për bashkimin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Edhe sot, trajneri i ri i Flamurtarit duke folur për Përfaqësuesen e Kosovës dhe futbollin kosovar, e ka thënë një gjë të tillë.

“Gjithmonë kam thënë dhe e them, se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë”, ka thënë Sokoli në ‘Rock n’Roll Football’.

“Ne duhet ta kemi një Kombëtare, një federatë, një qeveri, një ushtri”, tregon më tej Sokoli.

“Por, kjo nuk do të thotë se jam kundër FFK-së dhe Përfaqësueses së Kosovës. E dua Kosovën në Kampionatin Evropian”, u shpreh ai.

Lexo edhe:  Edhe ky turp ndodhë të serbët, propozim i çuditshëm për Trepça-C. Zvezda