Kosova merr një lajm të madh para ndeshjeve të marsit

Valon Berisha është rikthyer në stërvitje me Lazion pas gati një muaji mungese shkaku i problemeve me muskuj, në prag të ndeshjeve të marsit të ekipit kombëtar të Kosovës.

Mesfushori kosovar i lindur në Malmo ndie lodhje në muskuj para ndeshjes së Lazios kundër Sevillës më 14 shkurt dhe që prej atëherë nuk është paraqitur për lazianët, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, 26-vjeçari u rikthye në stërvitje me skuadrën të martën paradite dhe pritet ta rimarrë veten shumë shpejt.


Berisha është goditur nga fati i keq këtë sezon, pasi e kanë përcjell lëndime të shumta, sidomos lodhje muskulore që prej transferimit të tij në Serie A nga RB Salzbugru verën e vitit të kaluar për 6.75 milionë funte.

Ai i ka bërë vetëm 14 paraqitje për Lazion deri tani këtë sezon në të gjitha garat, duke bërë vetëm një asist.

Berisha ishte pjesë kyçe e Bernard Challandes në suksesin e Kosovës në Ligën e Kombeve, prandaj rikthimi i tij në stërvitje mund të jetë lajm i mirë për trajnerin zviceran.

Challandes pritet ta publikojë listën e të ftuarve të tij për ndeshjet e verdhekaltërve në muajin mars, me Berishën që me gjasë do të ftohet.

Kosova e pret Danimarkën në “Fadil Vokrri” më 21 mars në një ndeshje miqësore, para se të jetë nikoqire e Bullgarisë në ndeshjen hapëse të fushatës kualifikuese të vendin për Kampionatin Evropian 2020 më 25 mars në kryeqytet.

Lexo edhe:  Ilir Latifi lajmëron përballjen me Corey Anderson në UFC