Kosovari mahnitë amerikanët, gatuan çokollatat prej më të mirave në New York

Shqiptarët po depërtojnë në çdo stil të jetës në Amerikë. Madje edhe ata që kanë shkuar në vitet e fundit. Dhe nuk është fjala vetëm për modë apo politikë.

Një i ri nga Kosova, Labinot Krasniqi, është bërë pjesë e grupit të pasionantëve të kuzhinës, me saktë të gatimit të çokollatave dhe ëmbëlsirave, të njërit prej kuzhinierëve më të famshëm të kësaj fushe në Amerikë, Jacques Torres, transmeton gazetametro.net.

 

Labinoti nga Prishtina tash është një prej krijuesve të mirë të çokolatës dhe shumë prej gatimeve të tij shitën nëpër dyqanet e New Yorkut.

Ai madje ka qenë edhe pjesë e edicionit të 20të të Neë York Taste të organizuar nga New York Magazinë, një revistë e famshme në Amerikë që ka miliona lexues.

Labinoti ka në plan që përvojën e tij në prodhimin e çokollatave të vazhdojë edhe në Kosovë dhe që më pas këto prodhime të tij, ‘Made in Kosova’ të depërtojnë edhe në tregun amerikan, transmeton gazetametro.net.

Lexo edhe:  Fshati serb që po e vuan mallkimin e Kosovës