Kraki: Flora Brovina është Enver Hoxhaj femër

    Ligjëruesi i politikave të BE-së në Paris, Nezir Kraki, ka reaguar pas publikimit të gruas së dhunuar prej serbëve nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina.

    Ai ka krahasuar deputeten e PDK-së me diktatorin, Enver Hoxha.

    — Flora Brovina është Enver Hoxhaj femer. – person që di shkrim lexim por që ka 20 vjet që paturpshëm i shërben bandave e krimit, atyre që nuk mundësuan as drejtësi, as dënime e madje as denoncime të dinjitetshme të krimeve që ndodhen në Kosovë. – person që në 20 vitet e fundit në CV-në e saj e ka veç një përvojë pune: ARGAT i bandave politike. Argat i atyre që bëjnë foto e selfie me urdhëruesit e po atyre krimeve. – person që edhe pse ka pasë kapacitet ta dallojë të zezen nga e bardha ka zgjedhë të rreshtohet me të zezën.

    E tash, edhe pas 20 vjetëve, e pajtuar me rolin e saj sikurse Enveri me dosta, del kërkon drejtësi duke e dhunu çdo parim të privatësisë me të vetmin qëllim që të çojë ujë në mullirin e bandave të njejta për kisne nevojen e një gjykata te re.

    Ikni more tuxharë të krimit dhe dhunues të dinjitetit njerëzor se e çuditët botën! A nuk e vereni se jeni turpi i këtij vendi që e keni çoroditë deri n’asht? A nuk mjaftoheni me krejt çka perfituat e morrët deri sot? Dhunimet janë krime monstruoze por po aq monstruoze është përdorja e tyre në kalkulime të ulëta politike. Gjithçka mund të pritet prej bandave por jo vullnet për drejtësi.

    Lexo edhe:  Ambasadori gjerman në Beograd ka një kërkesë