Kryeministri Hoti infektohet me coronavirus

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka konfirmuar se është infektuar me covid 19.

Ai ka shkrua në facebook se sot ka dalë pozitiv. Postimi i plotë:

Të nderuar,

Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia.

Avdullahu