Kryenin grabitje me armë, pranga tre shqiptarëve në…

Policia e Barit ka vënë në pranga 3 shtetas shqiptarë, mbi të cilët rëndojnë akuzat e tentativës për vrasje, grabitjes dhe të vjedhjeve të përsëritura. Sipas hetimeve, të ndaluarit Kristo Shyti, 26 vjeç, Klajdi Hallulli, 28 vjeç dhe Mariglen Myrto, 31 vjeç, kanë kryer në bashkëpunim veprat e lartcituara penale në komplekse vilash të shtetasve italianë.

Gjatë operacionit për shpërbërjen e kësaj bande kriminale, agjentët e policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armë, mjete për vjedhje, por edhe një sasi prej një kilogramësh lënde narkotike të llojit marijuanë, që u gjend në banesën e Hallullit./Lapsi.al

Lexo edhe:  Helmohet familja shqiptare, 38-vjeçarja rrëfen tmerrin: Vijnë shpesh në fshat, nga dëshira që kemi…