Kurti e quan mercenar e profiter të pasluftës Daut Haradinajn

Pasi Daut Haradinaj i AAK’së tha se mund t’i japë mësim të gjithëve në Kuvend për patriotizëm, duke përmendur kontributin e tij, Kryeministri Kurti i tha se nuk ka pse të mburret sepse “të mbrohet vendi është borxh i secilit”.

“Patriot nuk mund të jesh i kufizuar në kohë por gjithë jetën”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se është gabim të mësohen fëmijët e brezat e ri se duhet përmendur kontributi për vendin.

Kushdo që ka luftuar, kushdo që ka rezistuar, kushdo që ka mbajtur burg, kushdo që ka qenë vikitimë, ka qenë për këtë vend. S’ka qenë për një vend të huj.

Është krejt normale, s’bën me ia tepru me mburrje se për vendin tënd ke luftu. Është gabim kjo qasje, është gabim edhe fëmijët të mësohen kështu. Angazhimin për komb e kemi borxh”, ka thënnë Kurti.

Ai tutje ka thënë se pikërisht me këtë qasje ka sjellë situatën që luftëtari duhet të shpërblehet pas luftës.

Lexo edhe:  Kurti: Marrëveshjen sekrete Thaçi-Rasmussen mund ta ketë kërkuar Serbia

Pikërisht me këtë qasje të gabueshme që e keni pasur ju, ka sjell në situatën ku luftëtari duhet të shpërblehet me ndonjë shpi në Marigonë, me ndonjë kompani, me ndonjë tokë hektarë që i shndërron në motele, e kjo është gabim. Kjo është logjike mercenare”, ka thënë Kurti.