Ky është momenti kur Shpend Ahmeti i thotë asamblistit të VV-së: Mshele gojën edhe rri

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pasur një përplasje verbale me asamblistin e Vetëvendosje (VV) Egzon Azemi rreth Ndërmarrjes Publike Banesor (NPB), në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal.Ahmeti ka thënë se anëtarë të VV-së po flenë afër NPB-së sepse po frikësohen se dikush po ua merr atë. Ai ka pyetur asamblistët e VV-së se prej kujt po e mbrojnë.“Ju VV-ja po tuteni që dikush po vjen po e merr dikush ndërmarrjen publike banesore, jeni tu flejt atje, prej kujt po e mbroni”.

    Azemi i përgjigjur Ahmetit duke i thënë se po gënjen publikisht. Ai tha se i ka dërguar e-maila për të diskutuar rreth NPB-së. Azemi ka thënë se nuk qëndrojnë deklarimet e Ahmetit se Xhelal Sveçla e Liburn Aliu flenë në NPB.“Po me vjen turp qysh po keni guxim me gënjye publikisht. Të kam dërguar e-maila për me diskutuar rreth NPB-së. Mundem edhe me i publiku ato e-maila, jo filma. Po thua herë Xhelal Sveçla e herë Liburn Aliu po flenë në NPB, atje ka kamera dhe hajde po i shohim kamerat”.Kryetari Ahmeti ka thënë se nuk bëhet fjalë për bojkot të Kuvendit. Sipas tij, Egzon Azemi asnjëherë nuk i ka shkuar në zyre për t’i kërkuar diçka.Më pas Ahmeti i tha Azemit “mshele gojën edhe rri”, raporton EO.
    “Nuk e di për çfarë bojkotimi po flet, s’ke ardhur asnjëherë në zyre. Po i shoh vetëm statuset e tu në Facebook”.“S’kemi caktuar kryeshef me mandat 4 vjeçar. Lej ato pallavrat anëtar e ç’anëtar i PSD-së. Mshele gojën edhe rri. Hajde edhe t’i Erman Rrahmani dhe Egzon Azemi”.Fillimisht Azemi ka falënderuar Ahmetin që siç tha për ndërprerjen e bojkotit të Kuvendit Komunal.“E falënderoj kryetarin që e paska. Ndërprerë bojkotin afat gjatë që ia ka bërë Kuvendit. Komisioni për pronat s’ka mundur të formojë sepse grupi juaj e ka lëshuar seancën dhe s’ka pas kuorum, pra ju e keni ndaluar. Sot mund ta formojmë këtë komision”.

    Lexo edhe:  Maturantët në Ferizaj ndeshen me policinë