Ky është video-mesazhi i Tony Blair për 20 vjetorin e çlirimit

    Presidenti Hashim Thaçi në profilin e tij në facebook ka publikuar një videomesazh të ish-kryeminsitrit britanik, Tony Blair.

    Thaçi shprehet se Blair ka dhënë kontribut shumë të madh për lirinë tonë.

    Blair në këtë video uron të gjithë qytetarët e Kosovës për shënimin e 20 vjetorit të çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

    Postimi i presidentit Thaçi dhe video-mesazhi i ish kryeministrit britanik:

    Tony Blair, ish-kryeministri britanik, ka dhënë kontribut shumë të madh për lirinë tonë. Në shenjë të falënderimit dhe respektit të madh që populli ynë ka për të, sot shumë të rinj kosovarë me krenari e bartin emrin e tij. Kosova, populli ynë, asnjëherë nuk i harron miqtë. Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën! Faleminderit edhe për këtë videomesazh.

    Lexo edhe:  Hoxha i Drenasit: Teologu nga Gjilani nuk po e thotë të vërtetën nuk ishte punë haraci