Ky shtet zotohet për të mos e njohur Kosovën asnjëherë

    Venezuela është zotuar se do të jetë gjithmonë në anën e Serbisë.

    Venezuela nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, ka deklaruar përfaqësuesja e Ambasadës së Venezuelës në Beograd, Dia Nader de El-Andari.

    Kosova është historikisht pjesë e Serbisë njësoj sikurse Krimeria e Rusisë, shtoi ajo për të përditshmen serbe “Politika”, transmeton lajmi.net.

    Venezuela në të gjitha asociacionet ndërkombëtare ka qenë gjithmonë në anën e Serbisë.

    El-Andari ka theksuar se edhe Serbia gjithmonë është në mbështetje të Venezuelës.

    El-Andari ka bërë deklaratat e saja në lidhje me çështjen e Kosovës në reagim ndaj Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli i cili e uroi presidentin e vetshpallur të Venezuelës, Nicolas Maduro.

    Lexo edhe:  Pasi opozita i dërgoj letër Mogerinit, Thaçi aktivizohet sërish