Lajm i mirë për gjithë shqiptarët e Kosovës, ja çka pranoi Vuçiq në një emision live serb!

    Presidenti serb, Aleksander Vuçiq në një emision televiziv është pyetur për zhvillimet politike.

    Fillimisht u pyet për taksat, e që sipas tij reagimi i SHBA-ve tregon se ky ishte vendim i dëmshëm e që tani është në pritje të rezultateve.

    “Kur ata tregojnë ndikimin e tyre, do të ketë rezultatet, më besoni”, u shprehë Vuçiq.

    Ai po ashtu foli edhe për konfliktin e ngrirë me Kosovë, ku u shprehë se nëse ka ‘shkrirje’, Serbia mund të mbytet.

    Tutje ai u shprehë se veshët e serbëve nuk duan të dëgjojnë të vërtetën. Ndërsa rreth një marrëveshje me Kosovën u shprehë se duhet bërë kompromis.

    “Nëse serbët nuk bëjnë kompromis, atëherë paqja do të jetë e vështirë për tu ruajtur” tha presidenti serb.

    Ndërsa në pyetje se Serbia a e ka humbur Kosovën, ai refuzoi të përgjigjej duke thënë se kjo është një pyetje filozofike.

    Jo rrallë herë ai ka tejkaluar pyetjet e gazetarëve, kur në to është përmendur Kosova.

    Megjithatë, reagimi i tij tregon se ai nuk është ndihet aspak mirë nga pyetja nëse e ka humbur Kosovën!

    Lexo edhe:  Limaj nga Brukseli: Taksa nuk largohet pa e njohur Serbia Kosovën