Lajm shokues: Edhe një amerikan pro ndryshimit të kufijve

Carter Johnson, profesor i Shkencave Politike, në një artikull për gazetën e madhe amerikane Washington Post, ka shkruar një analizë rreth marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, dhe varianteve të kësaj marrëveshje të cilat sipas tij do të mund të garantonin paqen në mes këtyre dy vendeve.

Në analizën e tij, profesori Carter Johnson më shumë favorizon marrëveshjen përmes shkëmbimit të territoreve, dhe thotë se marrëveshjet post-konflikt të cilat janë bërë duke u ndarë në vija etnike kanë dhënë rezultate më të mira sa i përket garantimi të paqes, se sa ato që kanë garantuar multi-etnicitet.

Më poshtë lexoni të plotë analizën e profesorit Johnson:

Gjatë muajit të kaluar, këshilltari për siguri nacionale, John Bolton tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ‘nuk do të bëhen pengesë’, për një shkëmbim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.

Raportimet e fundit sugjerojnë se dy shtetet janë afër për një marrëveshje që do të zgjidhte njërën prej ngecjeve politike më sfiduese në Europë që nga përfundimi i Luftës së dytë Botërore.

Plani i kësaj marrëveshje përben që Kosova t’i dhurojë një pjesë të territorit të saj në veri Serbisë, derisa regjioni i banuar me shqiptarë në Serbi t’i bashkohet Kosovës.

Mundësitë janë të larta:

Zgjidhja e këtij bllokimi do t’i rriste Kosovës mundësitë për të siguruar një ulëse në Kombet e Bashkuara.

Gjithashtu, do të mund t’u siguronte të dyja shteteve anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Deklaratat e Boltonit janë të kundërshtim me ato të liderëve evropian, të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre duke thënë se një veprim i tillë do të ishte destabilizues.

Mirëpo, a mundet që një ndërrim i kufijve të sjellë paqe? Kjo është e tëra që duhet të dini.

Disa lloje të ndarjes, funksionojnë më mirë se të tjerat.

Në kërkimet e mia më të hershme rreth ndarjes së një shteti si zgjidhje për përfundim të luftës civile, është parë se ndarja e territoreve dhe grupeve etnike e rritë mundësinë e paqes – në krahasim me ndarjet që përqendrohen vetëm tek territoret.

Duke përdorur një set të dhënave të Bankës Botërore, kamë parë rreth 17 ndarje që rezultuan me përfundim të luftërave civile etnike në mes viteve 1945 dhe 2004.

Kam krijuar një indeks për të parë shkallët se cilat pjesë e vazhduan konfliktin, edhe pas ndarjes. Kjo ka ndodhur vetëm në 8 prej 17 ndarjeve.

Në ato 8 grupe, asnjëra prej tyre nuk ka përjetuar dhunë në pesë vitet e para, një numër kritik sepse shumica e luftërave civile e vazhdojnë konfliktin, sidomos në vitet e para.

Ky nuk është një rezultat i rehatshëm për shumicën prej nesh që jemi të përkushtuar në konceptin e shteteve multietnike, sepse sugjeron që njëra prej mënyrave më të mira për të arritur paqe është përmes ndarjes, të paktën për luftërat etnike.

Lexo edhe:  Tronditet Thaçi!

Grupet etnike pas ndarjes së Kosovës nga Serbia

Si funksionoi ndarja e Kosovës? Ndarja e këtij shteti në vitin 1999 nga Serbia (atëherë Jugosllavia), mori një rezultat të indeksit të mesëm- pakicat e rëndësishme mbetën në të dy anët e kufirit.

Siç parashikohej edhe në hulumtime, dhuna me armë vdekjeprurëse u rikthye, dhe pikërisht në ato lokacione që ishin të vendosura minoritetet etnike, sidomos ato në të vitit 2000-2001 në Luginën e Preshevës në Serbi, dhe në vitin 2004 në Mitrovicën e Kosovës.

Ky shpërthim u përhap shumë shpejt në të gjithë vendin nëpër zonat e banuara me serbë dhe grupeve të tjera minoritare.

Këto përleshje lanë disa persona të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhvendosur, me kampanjat e reja për pastrim etnik.

Kërkimet e mia sugjerojnë se ndarja e Serbisë dhe Kosovës në vitin 1999 është dashur të ndodhte në bazë të demografisë, në vend që të ndjekeshin kufijtë e vendosur në vitin 1947, në këtë mënyre do të kishte pasur më pak dhunë të pasluftës.

A duhet të ndahet më tej Kosova?

Nuk është e nevojshme. Hulumtimet në rastin e ndarjes së Gjeorgjisë dhe Moldavisë kanë treguar se ndarja e ka ulur urrejtjen mes grupeve etnike, mirëpo që kanë drejtuar dhe në një kapacitet më të dobët të shteteve, e cila është shumë e shpeshtë në vende pas luftës civile.

Kur shtetet arrijnë ta menaxhojnë infrastrukturën e tyre shtetërore ose ta rindërtojnë kapacitetin pas konflikteve, dhuna përsëritet më rrallë – edhe kur pakicat e zhvendosura kthehen në shtëpitë e tyre të para luftës.

Kjo sugjeron se anëtarët e grupeve etnike të cilët kanë luftuar kundër njëri tjetrit gjatë luftës civile, mund të jetojnë bashkë në paqe, vetëm derisa shteti është i fuqishëm.

Urrejtja etnike mund të jetë prezente, por dhuna mund të reduktohet në minimum- një rezultat inkurajues për ndërtim të paqes në vende multietnike.

Si mund të arrijnë paqe Serbia dhe Kosova?

Derisa Lugina e Preshevës ka një shumicë shqiptare, Serbia e ka kontrolluar atë territor që prej vitit 2001 me marrëveshjen Konçulit, dhe banorët e Luginës nuk mund të rebelohen në të ardhmen, pa e pasur të paktën mbështetjen e Kosovës, një dukuri kjo jo e pëlqyeshme për qëllimet e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Derisa minoriti shqiptar mund të preferojnë të jetojnë nën juridiksionin e Kosovës, shumica prej tyre mund të vazhdojnë të jetojnë në paqe me Serbinë, derisa institucionet e këtij shteti qëndrojnë të forta.

Lexo edhe:  Dorëheqje në Lidhjen Demokratike të Kosovës

Kjo sugjeron që është shumë logjike që Lugina e Preshevës të qëndrojë me Serbinë.

Dorëzimi i kontrollit të këtij rajoni paqësor mbi Kosovën tani mund të çojë në dhunë destabilizuese, ndërsa forcat serbe të sigurisë janë tërhequr dhe grupet minoritare të Preshevës, duke përfshirë më shumë se 15,000 serbë, kanë ikur.

Ndërsa, veriu i Kosovës Mitrovica, prej lumit Ibër deri te kufijtë me Serbinë, është një histori krejt ndryshe.

Pjesa më e madhe e këtij territori janë serbë dhe kanë qenë efektivisht të pavarur nga Kosova që prej vitit 1999.

Edhe pse marrëveshja e Brukselit në vitin 2013 ka marrë hapa për të integruar regjionin në Kosovë, duke përfshire këtu edhe vendosjen e forcave veriore të sigurisë në mënyrë formale brenda një force të vetme policore të Kosovës, rajoni është i ndarë etnikisht dhe funksionon në mënyrë autonome.

Derisa, serbët etnikë ende e kontrollojnë sigurinë e rajonit.

Riintegrimi i asaj zone në Kosovë mund të bëhet vetëm me forcë dhe kjo me shumë mundësi do të çonte në dhunë masive nëse qeveria e Kosovës do të bënte përpjekje për kontroll ose t’i përzinte plotëësisht forcat e sigurisë serbe.

Serbia pothuajse me siguri do ta mbështeste enklavën në një konflikt të tillë, qoftë haptazi apo joformalisht – një skenar ndoshta i ngjashëm me mbështetjen e Rusisë të Ukrainës lindore sot.

Një mënyre për të ruajtur paqen do të ishte që Kosova të heqë dorë nga kontrolli formal i rajonit në Serbi, duke pranuar ndarjen që ka ndodhur. Nëse e gjithë kjo përfundon me këmbim të njohjes së Kosovës nga Serbia, mundësitë për paqe mes dy shteteve do të ishin shumë të larta.

Kritikët e ndarjeve dhe ndryshimeve në kufi kanë argumentuar se shtetet po ndërmarrin rreziqe në këtë mënyrë, dhe po çojnë drejt ‘hapjes së një kutie të sfidave të reja të Pandorës në të gjithë rajonin’.

Por ky pozicion nuk arrin të vlerësojë aftësinë e bashkësisë ndërkombëtare për të pranuar pozicione jobindëse pa shkaktuar paqëndrueshmëri.

Rreziqet e njëjta, shembull, janë vërejtur kur dhjetëra vende u rreshtuan për të njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, duke mohuar kështu të drejtën në Republikën Serbe, një rajon ky me ambicie ndarëse brenda Bosnje dhe Herzegovinës. Megjithatë, këtu nuk pati paqëndrueshmëri.

Ndryshimi i kufirit Kosovë-Serbi mund të sjellë shumë debate, por nuk ka nevojë të hapë derën për ndryshime të mëtejshme në vende të tjera. /gazetametro.net