Lajmi i Fundit: Personi që e ka rrahur Gani Gërminë është arrestuar

    Është arrestuar personi që ka rrahur gazetarin Visar Dërmaku të njohur në publik si Gani Gërmia.

    Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur me datën 10, rreth orës 02:00, pas mesnatës, derisa është konfirmuar se personi që ka sulmuar Dërmakun është me shtetësi austriake, pra djali i diplomatit kosovar në Austri, Rigon Kosumi.

    Është arrestuar i dyshuari mashkull-Shqiptar, me shtetësi Austriake, i cili pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull K/Shqiptar ishin rrahur në mes veti dhe shkaktuar lëndime trupore njëri tjetrit”, thuhet në njoftim të policisë.

    Gjithashtu, bëhet e ditur se të dyshuarit si pasojë e lëndimeve që kanë marrë gjatë përleshjes, kanë marrë tretman mjekësor.

    I dyshuari Rigon Kosumi me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, derisa Visar Dërmaku i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

    Dje, humoristi Visar Dërmaku besohet se është rrahur nga një kushëri i largët i Bajram Kosumit.

    Dërmaku ka thënë se nuk ka dashur ta bëjë të madhe këtë punë, por që foto e tij është shpërndarë nga njerëz të afërt të tij.

    Më kanë tradhtuar njerëzit që ua kam çu foton në Facebook”, ka thënë ai për Express.

    Tutje, Dërmaku ka treguar edhe si ka ndodhur rasti.

    Personi në fjalë ka ardhur me bo foto me mu, si një fans dhe mandej ai ka ardhur në lokal ku kam shkuar unë”, tregon Dërmaku.

    Pastaj më ka ndjekur edhe në momentin kur kam dalë nga lokali dhe kur kam qenë i vetëm me ka sulmuar fizikisht”.

    Gazetari satirist, Visar Dërmaku, momentalisht punon në portalin Reporteri. Ky rast nuk ka të bëjë me punën e tij.