“LDK, VV, AAK, PSD e Nisma janë bërë ‘bashkë’ kundër PDK-së- Kjo parti është në rrethim të plotë”

    Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gecaj i ka bërë një analizë veprimeve të partive politike në Kosovë.Në një shënim në Facebook ai ka theksuar se PDK është në rrethim të plotë, raporton Gazeta Blic.

    “Nese keni dyshim, ndegjoni deklaratat e Haradinjat, Mustafës, Kurtit, Ahmetit e Limajt me kujdes, të gjitha kan harmoni dhe tingëllojnë njejtë!”, ka shkruar ai.

    Reagimi i plotë:

    PDK-ja është në rrethim të plotë. Unaza çdo ditë e më shumë po mbyllet. LDK, VV e PSD në njerën anë kundër çdo iniciative të PDK-së, pa marrë parasysh a janë iniciativa të mira apo të keqija e në anën tjetër nga mbrenda “partneret”, AAK e NISMA duke e shtyrë për muri çdo ditë e më shumë, pra çdo ditë që kalon ata merrin segmente te ndryshme në duar te veta.

    Pra, PDK-ja ketyre dy partive iu nevojitet vetëm për të qenë edhe me tutje në qeveri, pra, permes PDK-së ato sigurojnë legjitmitet për të u forcuar e rritur më tutje përmes punesimeve e ndikimeve të ndryshme permes instrumenteve te pushtetit.

    Kur them unaza po mbyllet, kjo shihet më së miri me shembullin e marrveshjes me Serbinë. Pra kemi LDK e VV të cilat nuk marrin pjese ne bisedime, por kan mendime te njejta me PSD, AAK e NISMA. Pra 5 parti me pozicionim shumë të qartë.

    Pikerisht ky format po e bëne Haradinajn shumë komod sepse të gjitha keto parti janë në harmoni të plotë me atë se cka ai thotë dhe planifikon, pra komplet partite opozitare dhe njeri nga partner qeveritarë.

    PDK këtu është pa mendim, pa plan, duket edhe pa qëllim dhe cla më kryesorja, pa partner strategjik.

    Lexo edhe:  Ky është skenari i Serbisë për ndarjen e Kosovës

    Nese keni dyshim, ndegjoni deklaratat e Haradinjat, Mustafës, Kurtit, Ahmetit e Limajt me kujdes, të gjitha kan harmoni dhe tingëllojnë njejtë!