Letra e Fundit e Milosevicit: Një dorëshkrim personal për Ministrin Rus Lavrov

Një ditë para vdekjes, Avokati i Kryekriminelit serb Slobodan Milosevic, zbuloi para publikut letrën e fundit të tij, drejtuar Ministrit të Jashtëm Rus, Sergeji Lavrov.

Slobodan Milosevic e kishte shkruar me dorë të vetën, se “këtu në Tribunal janë duke më helmuar, kërkoj ndihmë nga Rusia që të ndërhyjë në mbrojtjen time”, thotë Zdenko Tomanovic, avokati i Milosevicit, në Tribunal të Hagës, trasnmeton gazetametro.net

 

Për javoren beogradase “Nedeljnik”, Tomanovic tregon se personalisht Milosevic, kishte kërkuar nga ai që të bartë një letër deri te Ambasada e Rusisë në Hollandë, e cila i dedikohej, Ministrit të Jashtëm Rus Lavrov.

“Këtë gjë e ka pranuar edhe vet Lavrovi, kohë më parë”, ka thënë Tomanovic. Ai pohon se dy ditë pas kësaj ngjare, Milosevici kishte vdekur. Dhe ai është i vetmi serb i gjallë që kishte arritur ta shoh Milosevicin të vdekur në qelinë e tij, kur u konkludua se ishte i vdeklur zyrtarisht.

Lajmi është publikuar sot në Serbi, dhe ka arritur lexueshmërinë maksimale në opinionin serb. /gazetametro.net

Lexo edhe:  Trajkoviq: Thaçi dhe Vuçiq kanë mision të përbashkët, ndarjen e Kosovës