Madhështore: Kosova shkruan historinë, shpallet kampion dhe kualifikohet në Botërorin e Spanjës

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll për grupmoshat U21 ka shënuar fitore në finale ndaj Taipeit Kinez  për tu shpallur kampion në “IHF Trophy Intercontinental”, transmeton Gazeta Metro.

Në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, Kosova shënoi fitore ndaj Taipeit Kinez me rezultatin 30-26.

Kosova me këtë fitore ka shënuar edhe histori të re për sportin e Kosovës, pasi që deri më tani asnjë ekip kombëtar i Kosovës nuk është paraqitur në ndonjë kampionat botëror.

Me këtë fitore, Kosova ka siguruar pjesëmarrjen në botërorin e juniorëve që mbahet gjatë verës në Spanjë./gazetametro.net

Lexo edhe:  Messi thur lëvdata për Cristiano Ronaldon