Magarë e tradhtarë – përplasja mes ekipit kosovar në Rambuje

Adnan Merovci , i cili pritet ta publikojë librin për Kështjellën e (Mos)marrëveshjes, ka treguar për prapaskenat e marrëveshjes së Rambujesë, 20 vjet pas.

I ftuar mysafir në emisionin Frontal në T7, Adnan Merovci ka treguar për debatet e ashpra që i ka pasur ekipi kosovar para 20 viteve, kur shkuan si delegacion në Rambuje.

Në një moment ka treguar për debatin e ashpër në mes të ekipit kosovar në negociata me Serbinë, ku janë krijuar situata, të cilat i ka quajtur dramatike.

“Ka pas momente kur, për shkak të përplasjes anëtarët e delegacionit e kanë fy njeri tjetin me fjalë shumë të rënda; dikush e ka quajtur tradhtar dikë duke ia dhënë emrin e Esat Pashë Toptanit, por ka pas edhe më rëndë kur tjetri ia ka kthyer me “magar””, ka rrëfyer Merovci.

Ai ka thënë se këto situata, kanë mundur të përfundojnë edhe më keq, por ka qenë ndërhyrja e tij që e qetësoi situatën momentale të përplasjes.

Për prapaskenat e marrëveshjes së Rambujesë, ndiqeni emisionin i cili u transmetua live në T7:

Lexo edhe:  Serbët e Kosovës po i frikësohen kësaj ideje