Mediat botërore shkruajnë për vdekjen e “Mandellës së Ballkanit”

Për vdekjen e Adem Demaçit kanë raportuar edhe mediat më të madha botërore, njofton Klan Kosova.

Reuters lajmëroi se ka vdekur Adem Demaçi, i njohur për shqiptarët si “Mandella i Kosovës”.

 

“Adem Demaçi, ish i burgosur politik për rezistencë ndaj sundimit serb dhe i njohur për shqiptarët si “Mandella i Kosovës” vdiq të enjten në moshën 82 vjeçare, njoftojnë zyrtarët”.

Edhe gazeta amerikane, The Washington Post, e ka quajtur Demaçin “Mandella i Kosovës”.

“Adem Demaçi, mbrojtës i të drejtave të njeriut që mishëroi rezistencën kombëtare të Kosovës dhe shpesh quhej “Mandella i Ballkanit”, ka vdekur ne moshën 82 vjeçare.”

Për personalitetin e ndritur të Demaçit ka shkruar edhe agjencia me perspektivë pan-evropiane, Euronews me seli në Lyon të Francës.

“Demaçi kaloi 28 vjet në burgjet serbe gjatë kohës jugosllave dhe u konsiderua si simbol i luftës së shqiptarëve të Kosovës me Jugosllavinë komuniste dhe më vonë me Serbinë, për të drejta më të mëdha dhe pavarësi”.

Lexo edhe:  Tash kërkohet demarkacioni Kosovë-Serbi