Mediat ndërkombëtare shkruajnë për kthimin e kosovarëve nga Siria

    Lajmi për kthimin e kosovarëve nga kampet e Sirisë, përveç në Kosovë, ka bërë bujë edhe në mediat ndërkombëtare, shkruan albinfo.ch.

    “110 kosovarë kthehen nga Siria” dhe “Kosova i kthen në shtëpi familjarët e xhihadistëve”, janë disa nga titujt që kanë qenë në mediat e huaja.

    Washtington Post, NewYork Times e Fox News janë vetëm disa nga mediat ndërkombëtare që shkruan për operacionin në aeroportin e Prishtinës.

    Gjatë orëve të mesnatës, në aeroportin e Prishtinës janë sjellë nga Siria 110 kosovarë, prej tyre katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë. Nëntë nga këta fëmijë kanë humbur prindërit në luftë.

    Këtë e ka konfirmuar edhe ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, në një konferencë për media mëngjesin e sotëm.

    Ndërkaq, drejtori i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se në zonën e konfliktit janë edhe 30 luftëtarë, 39 gra dhe tetë fëmijë, përcjell albinfo.ch.

    Katër burrat kosovarë, me t’u kthyer në Siri, janë arrestuar, ndërsa gratë dhe fëmijët janë dërguar në qendrën për të huaj.

    Lexo edhe:  Nga rrokullisja e veturës së KFOR-it lëndohet mirëmbajtësi i autostradës