Dua Lipa shkruan historinë, fitoi dy çmime “Grammy”: Nuk ka rëndësi nga vini

Artistja shqiptare me fame botërore, Dua Lipa, ka shkruar historinë duke u bërë shqiptarja e parë që shpërblehet me dy çmime “Grammy”.

Mbrëmja më e madhe muzikore e vitit e ka shpallur atë fituese në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën e saj të suksesshme “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo.

 

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet Akademia e regjistrimeve “Grammy”, përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Dua Lipa, Diplo dhe Mark Ronson kanë lënë prapa këngët “Northern Soul” nga Above & Beyond dhe Richard Bedford, “Ultimatum” nga Disclosure dhe Fatoumata Diawara, “Losing It” nga Fisher dhe “Ghost Voices” nga Virtual Self.

Por, bukuroshja jonë nuk u ndal me kaq pasi ka fituar edhe çmimin e dytë prestigjioz “Grammy” në kategorinë Artisti i ri më i mirë. Ky është çmimi i dytë “Grammy” në karrierën e këngëtares 23-vjeçare.

Pak para se të paraqitje në tapetin e kuq të eventit, këngëtarja shqiptare është njoftuar se ka fituar këtë çmim, ndërsa gëzimin e ka ndarë me fansat përmes një videoje në rrjetin social Instagram.

“Jeta është vërtetë e çmendur tani. Kaq krenare që kënga jonë fitoi çmimin ‘Grammy’. Shihemi së shpejti në tapetin e kuq”, ka shkruar Lipa në Instagram.

Dua Lipa pasi që fitoi çmimin ‘Grammy‘ ajo u emocionua shumë.Këngëtarja shqiptare dha një mesazh.‘Për dikë që nuk e kanë kuptuar sa special janë që kanë storie të ndryshme, vetëm ta dini se nuk ka rëndësi nga vini, kurrë mos e leni të ndikojë në ëndrrat tuaja sepse ju e meritoni‘, janë fjalët e Duas.

Ndryshe, ajo mori çmimin si kënga më e mirë e zhanrit Dance , për këngën e saj ‘Electricity’, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo.

Lexo edhe:  Missi kosovar, ngre më shumë se ç’duhet fustanin

Ndryshe, Dua Lipa ka qenë femra e dytë më e dëgjuar e vitit 2018-të në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës dhe e para në Mbretërinë e Bashkuar.Albumi që mban emrin e saj e që kryesohet nga hitet ‘New Rules’ dhe ‘IDGAF‘ ka qenë albumi i katërt më i dëgjuar në ‘Spotify‘ në SHBA në vitin e kaluar.