Milaim Zeka shpërthen në lot teksa dëgjon rrëfimin e një të dhunuare të luftës

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka shpërthyer në lot teksa ka dëgjuar rrëfimin e një të përdhunuare në Beleg të Deçanit gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton Gazeta Blic.

    Zeka i cili ishte i ftuar në Klan Kosova gjatë kohës që po shikonte por edhe po rrëfente për vajzën e dhunuar ka shpërthyer në lotë duke rrëfyer kështu ngjarjen e vajzës.

    “Sipas informacioneve që unë kam vajza ka bërë vetëvrasje. E kam kërkuar por nuk e kam gjetur.

    Më kanë thënë që ka bërë vetëvrasje. Ajo përmend edhe emra. Në mesin e tyre janë edhe dy shqiptarë”, tha Zeka.

    Për më shumë shikoni rrëfimin e vajzës i cili është bërë në maj të vitit 1999.

    Lexo edhe:  Jahjaga: Vendi që mëton se ka demokraci, sulmoi çnjerëzisht dy herë gruan