Milaim Zeka vjen me deklarim shumë të çuditshëm pas arrsetimit nga policia

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nisma Socialdemokratike Milaim Zeka u tha së është arrestuar sot nga Policia e Kosovës pas urdhrit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, por një gjë të tillë e përgënjeshtron deputeti Zeka.

Pas lajmit se Milaim Zeka është arrestuar sot në ora 09:00 të mëngjesit për shkak të kërcenimit të prokurorit special Afrim Shefkiu, Milaim Zeka për “Zëri.Info” nuk pranon së është arrestuar e as që ka ndonjë urdhër arrest.

“Unë s’kam kurrfarë urdhër arresti prej prokurorisë, unë tash po dëgjojë. Skam kurrfarë urdhër arresti”, ka thënë Zeka.