Mjekët shqiptarë bashkë me Gent Cakajn arrijnë në Itali, priten nga ministri Luigi Di Maio

10 mjekë e 20 infermierë shqiptarë janë nisur sot drejtë Shqipërisë, bashkë me kreun e diplomacisë shqiptare, Gent Cakaj.

Arritjen e tyre në Itali e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, raporton Indeksonline.

Luigi Di Maio priti shqiptarët në aeroport, teksa shqiptarët nuk kanë hezituar që t’i dalin në ndihmë Italisë në përballje me COVID-19, si një prej shteteve më të prekura nga ky virus.