Momenti kur banorët e fshatit Hodonoc, gati sa nuk e rrahin kryetarin e Kamenicës

    Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, është përballur me një revoltë të fortë të qytetarëve të komunës së tij, të cilët po kundërshtojnë synimet e tij për reforma në arsim.

    Në një diskutim publik të organizuar në fshatin Hodonoc të Kamenicës, Kastrati nuk ishte lejuar fare që t’ia nis fjalimit të tij, duke u fishkëllyer dhe brohoritur nga qytetarët.

    Në disa pamje të reja të publikuara nga ai incident, duket se situata ishte afër të përshkallëzohej edhe në konflikt fizik mes një banori i cili i afrohet i nervozuar kryetarit të Komunës, Qëndron Kastrati.

    Kastrati në këtë tubim, ishte nisur për të treguar se do të mbyllte shkollën, si pjesë e reformave të tij në arsim.

    Incidenti është përcjellur me përplasje verbale, deri në një moment kur kryetari Kastrati është detyruar të largohet nga tubimi, duke u ‘përzënë’ kështu nga banorët e fshatit.

    Lexo edhe:  Aksident, një vajzë goditet nga një automjet