Moti ka surpriza, nuk do të ketë “Ditë vere” as në vijim- Tabela

Meteorologët parashikojnë se në vendin tonë deri në fundjavë do mbajë mot jostabil, kryesisht me vransira dhe shtrëngata me shi.

Pas rënies së temperaturave, nga dita e enjte do të shënojnë rritje graduale rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 16C, e maksimalet nga 23C deri në 26C.

 

Do të fryejë erë mesatare nga veru-verilindja 2-7m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet rreth vlerave normale./Gazetametro.net