Muhaxheri thotë se LDK nuk mori vota në emër të ndryshimit, por në emër të qëndrueshmërisë

    Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se deri nëse deri ditën e diel nuk arrihet marrëveshja me VV’në, atëherë subjekti i tij do të largohet nga negociatat dhe do e lë të lirë VV’në që të krijojë qeverinë me ndonjë partner tjetër.

    “Nga java tjetër, nëse nuk ka marrëveshje, VV është e lirë të gjejë partnerë tjerë për koalicion”, ka thënë Muhaxheri.

    Ai tutje thotë se kryetari i VV’së, Albin Kurti, e ka obligim kushtetues të ndërtojë qeverinë e re pasi është mandatar e jo vetëm kandidat i thjeshtë për kryeministër.

    Kryetari i Pejës po ashtu thotë se mes dy subjekteve ka humbur besimi dhe se nuk ka më entuziazëm si dikur.

    Gjithashtu, Muhaxheri thotë se LDK nuk i ka marrë votat në emër të ndryshimit por në emër të qëndrueshmërisë dhe konsistencës së saj si parti që 30 vite.

    “Deri të dielën e kanë mundësinë për t’i dhënë vendit qeverinë. Nga e hëna tjetër ata mund të gjejnë opsione tjera. E kanë një javë kohë në mënyrë që të mos thonë LDK na bllokoi”, tha Muhaxheri në RTV Dukagjini.

    Lexo edhe:  Zbulohet arsyeja pse Trump e ka emëruar Grenellin si emisar për dialogun Kosovë-Serbi