Mustafa i vendosur: Nga sot i japim nënshkrimet për ta rrëzuar Qeverinë

    Isa Mustafa është shprehur i vendosur ta çojë në shtëpi Ramush Haradinajn dhe Qeverinë e tij. Ka thënë se prej sot LDK është e gatshme t’i japë nënshkrimet për rrëzimin e Ekzekutivit. U ka bërë thirrje edhe VV e PSD’së të bashkohen në këtë nismë. Sipas tij, Qeveria aktuale ka bllokuar Kosovën, i ka prishur raportet me ndërkombëtarë dhe ka bllokuar Parlamentin, transmeton Gazeta Metro.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se janë duke punuar në sigurimin e votave për mocionin e mosbesimit.

    Sipas tij, përveç me LVV-së dhe PSD-së janë duke u munduar që të sigurojnë vota edhe nga partitë e koalicionit aktual.

    “Jemi shumë të interesuar që si LDK ti kontribuojmë forcimit të shtetit të Kosovës, t’i kontribuojmë forcimit ekonomik dhe punësimit të njerëzve dhe të kontribuojmë që Kosova të del para opinionin ndërkombëtar si shtet i fortë. Ne do të vazhdojmë ne do të ftojmë edhe VV dhe PSD që t’i bëjmë bashkërisht nënshkrimet. Do i presim dhe do mundohemi që të përfitojmë dikë nga partitë e koalicionit. Si LDK jemi në gjendje që prej sot të japim nënshkrimet tona dhe do kërkojmë edhe nga të tjerët që ta bëjmë këtë punë”, shtoi Mustafa.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka dalë në konferencë për medie pas mbajtjes së Kuvendit të Punës së kësaj partie, raporton Ekonomia Online. Ai tha se delegatëve të Kuvendit të LDK-së e kanë vlerësuar punën e qeverisë Mustafa.

    E duke folur për Qeverinë e tanishme tha se e ka bllokuar Kosovën dhe ka rritë korrupsionin në vend.

    Mustafa tha se kjo Qeveri i ka rrezikuar raportet me BE-në dhe Amerikën.

    Lexo edhe:  ​LDK e VV në front të përbashkët për dialogun, kanë edhe kritika ndaj Thaçit e Haradinajt

    Alternativa e atyre që u bënë bashkë për ta rrëzuar qeverinë Mustafa është kjo që është sot, është alternativë që na i ka rrezikuar raportet me Bashkimin Evropian, me SHBA-në, e ka bllokuar Kosovën, e ka bllokuar punën e Kuvendit, e ka rritë korrupsionin sepse ne atëherë kemi pasë vlerësime të Komisionit Evropian se kemi përmbushur edhe kriterin për korrupsionin dhe tani po thuhet se kemi probleme me korrupsion”, tha Mustafa, raporton EO.

    Duke e vlerësuar punën e gjithë delegatëve të Kuvendit të LDK-së, Mustafa tha Raporti i Punës është votuar në mënyrë unanime.Ai tha Kuvendi e ka vlerësuar lartë punën e qeverisë Mustafa.

    Raporti i punës u votua në mënyrë unanime nga të gjithë. LDK-ja në Kuvend ka shumicën. LDK-ja bindshëm prin ndaj partive tjera, kemi përkrahjen e qytetarëve. Kuvendi ka vlerësuar lartë punën e Qeverisë e cila është drejtuar nga LDK-ja, qeveri e cila ka nxitur zhvillimin ekonomik të vendit, ka thelluar dhe forcuar marrëdhëniet me partnerët tanë në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Mustafa.