NATO i del në pritë avionëve rusë: S’i lejojnë të kalojnë mbi…

    Avionët e NATO’s ‘u dyfishuan’ mbrëmë për të kapur aeroplanët rusë që po fluturonin përgjatë bregdetit baltik, drejt qendrës ushtarake të Moskës në Kailingrad, transmeton Gazeta Metro.

    Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Ministria Britanike e Mbrotjes.

    Ndërhyrjet e reagimit të shpejtë ishin të parat për britanikët që morën misionin e NATO’s në Estoni muajin e kaluar.

    “Tafonët e RAF-it po kontrollojnë qiellin Baltik dhe sigurojnë një reagim të shpejtë ndaj çdo qasjeje drejt hapësirës ajrore të NATO-s”, tha Mark Lancaster, ministër i forcave të armatosura britanike.

    Kujtojmë se gjatë pesë viteve të fundit, përgjimet janë bërë mtë shpeshta rreth Baltikut. Madje, aleatët janë ankuar se avionët ushtarakë po fluturojnë pranë territorit të NATO’s me transpondorë të fikut – shqetësim ky për sigurinë.

    Kujtojmë se i njëjti rast ndodhi para vetëm një muaji.

    Lexo edhe:  Këto janë tri porositë e Samitit të Berlinit me tension të lartë për Kosovën