Ndalohet rapsodi që thotë në këngën e tij se duhet zhdukur Albin Kurti

Edhe një kosovar me letra suedeze po dyshohet për vepër të paligjshme.

Veçse rapsodi Nuredin Gashi, po shihet si kërcënues për ish-kryeministrin Albin Kurti.

Andaj për shkak të këngëve të tij me gjuhë dhune, u ndalua me të ardhur në Kosovë.

Gashi i quajti Shkëlzen Gashin dhe Albin Kurtin tradhtarë.

 

E posa mbërriti në Kosovë, Nuredin Gashi u ndalua nga Policia e Kosovës.

Shkas ishte pikërisht kjo këngë, për të cilën dikush e denoncoi.

Megjithatë, Gashi mohon të ketë kërcënuar Kurtin apo ish-këshilltarin e tij.

Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.