Në tunelet ku fshiheshin grabitësit e miliona eurove

    Që prej mbrëmjes së pardjeshme, policia dyshonte se personi që u vra nga shkëmbimi i zjarrit me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejte, ishte Admir Murataj.

    Për këtë, efektivë të policisë shkuan në banesën e Muratajt në afërsi të Kalasë së Prezës ku i kërkuan bashkëshortes dhe të afërmve që të paraqiteshin në morg për të bërë identifikimin.

    Por edhe pse 47-vjeçari u identifikua, për policinë mbetet mjaft e vështirë gjetja e bashkëpunëtorëve të tij.

    Në fshatin Dritas, shumë pranë vendit ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit, policia nisi një aksion të gjerë për gjetjen e grabitësve të tjerë, të cilët dyshohet se janë më shumë se 4 persona.

    Furgoni tip “Benz” u gjet i mbushur me armatime dhe municione, ndërsa ekspertët e policisë nuk mundën të mbledhin shumë prova të vlefshme për hetimin.

    Furgoni tip “Benz” u gjet i mbushur me armatime dhe municione, ndërsa ekspertët e policisë nuk mundën të mbledhin shumë prova të vlefshme për hetimin.

    Lexo edhe:  Ja çka thotë profesori i cili dyshohet se ngacmoi seksualisht 16- vjeçaren nga Drenasi