Nëse dëshironi flokë të butë e me shkëlqim, aplikojeni këtë maskë

Ae keni ditur se floku mund të ‘hapet’, madje për tri nuanca, dhe atë me kanellë? Kanella flokut i jep butësi dhe shkëlqim si dhe nuk e dëmton atë.

Rezultatet më të mira të ngjyrosjes së flokëve me kanellë mund ta ndiejnë zonjat me flokun ezmer, derisa ato me ngjyrë më të errët mund ta aplikojnë kanellën disa herë për ta ‘hapur’. Përbërësit: 3 lugë kanellë; 3 lugë mjaltë; 5 lugë balsam për flokë.

Përgatitja dhe përdorimi: Përzieni mjaltin dhe kanellën që të lidhen mirë dhe në atë masë shtoni dhe balsamin. Maska duhet të aplikohet në flokun pastër dhe të thatë.. këtë maskë kurrsesi ta aplikoni në rrënjën e flokut për të mos e irrituar.

Pas aplikimit të maskës, flokun e mbuloni me folie plastike e më pas me peshqir. Peshqirin e hiqni pas gjysmë ore, e maska nën folie prej plastike në kokë le të mbetet në kokë për katër apo pesë orë. Në fund e shpëlani me ujë të vakët.

Lexo edhe:  Të gjithë sytë nga qielli, ky është fenomeni i rrallë që do të shohim sot