‘Nëse ushtria serbe provon ta kalojë kufirin e Kosovës, NATO’ja dhe SHBA’të do të intervenojnë menjëherë’

    Pyotr Iskenderov, hulumtues i Institutit të Akademisë Ruse të Shkencave për Studime Sllave në Moskë ka deklaruar se nëse ushtria serbe provon ta kalojë kufirin e Kosovës, ata do të ballafaqohen me intervenimin e menjëhershëm nga NATO’ja dhe SHBA’të.

    Ai ka përmendur se në Ferizaj ndodhet një nga bazat më të mëdha të SHBA’së në Europë.

    “Askush nga palët e involvuara në zgjidhjen e e çështjes së Kosovës nuk duan që konflikti të eskalojë. Në mënyrë që të ndalet rritja e tensioneve, Rusia, SHBA dhe BE duhet të gjejnë një formulë specifike që do t’i mundësojë Beogradit që të ketë raporte me Prishtinën pa e njohur pavarësinë e Kosovës. Për shembull Serbia mund të përmbahet nga njohja e plotë, duke e dhënë lejen që Kosova të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara dhe në organizatat tjera ndërkombëtare” ka thënë ai.

    Qëndrimet e analistit rus në gazetën “Izvestia vijnë pas qëndrimeve të palës serbe rreth aksionit në Veri, të cilët thanë se nëse bashkësia ndërkombëtare dështon të krijojë siguri, atëherë Serbia është e gatshme të dërgojë trupa në Kosovë.”

    Lexo edhe:  Nusja shqiptare iku nga dasma e saj me dajën e burrit