Ngriten tensionet: NATO lëshon ushtrinë në ndjekje të nëndetësve ruse

Rusia ka rritur dukshëm prezencën e anijeve nëndetëse në Arktik.

Por, NATO është e vendosur të reagojë ndaj kësaj pranie në rritje të nëndetësve ruse, shkruan BBC, transmeton gazetametro.net

‘’Ata po operojnë në me një numër shumë më të madh dhe në vende ku nuk kanë operuar më përpara’’, tha admirali James Foggo.
Dhe NATO është e vendosur të reagojë duke i dërguar mesazh Rusisë, sepse po përgatitet për stërvitje ushtarake për të dëshmuar gatishmërinë e aleatëve të NATO’s për të mbrojtur sovranitetin e anëtarëve të saj –në këtë rast Norvegjisë – në rast të ndonjë akti të agresionit.

Do të jetë stërvitja më e madhe e NATO’s në dekada që do të përfshijë 50.000 trupa, 10.000 mjete e të tjera.

Tensionet në mes të Rusisë dhe NATO’s nuk kanë qenë më të larta që nga Lufta e Ftohtë, për shkak të helmimit t ëish spiunit Sergei Skripal, ndërhyjes së Rusisë në zgjedhjet në vitin 2016 në Amerikë dhe për shkak të aneksimit nga ana e saj të Krimesë. /gazetametro.net