Një sfidë e marrë po e pushton internetin: Ekspertët e tmerruar, truri mund të fillojë t’ju vdesë për pesë minuta

Edhe një sprovë e ilustron nivelin dëshpërues të inteligjencës, transmeton Gazeta Metro.

Sapo u fashit skena e sprovave tepër të marrëzishme në ingternet, papritmas shfaqet #Vacuumchallenge.

Veprimi është i thjeshtë – personi futet në qesen për plehra (apo një thes të ngjashëm të plastikës) dhe pasta me makinë thithëse e nxjerr ajrin. Reagimet janë të pabesueshme, madje disa prindër këtë e kanë provuar edhe me fëmijët e tyre.

Por, ekspertët tërheqin vërejtjen se një sprovë e tillë e frymëmarrjes së vështirësuar mund të shkaktojë hipoksi cerebrale.

Instituti amerikan për sëmundje neurologjike dhe sulme në tru e përshkruan hipoksinë cerebrale si gjendje në të cilën truri nuk merr mjaft oksigjen, ndonëse ekziston qarkullim normal i gjakut.

Ngufatja, mbytja dhe zhytja mund të shkaktojnë hipoksi, ndërsa simptomat e para janë pakësimi i aktivitetit, mungesa e vullnetit, humbja e kujtesës dhe koordinimi i dobësuar.

 

View this post on Instagram

 

#vacuumchallenge x @brazzersofficial

A post shared by abella danger (@dangershewrote) on


Neuronet vdesin për pesë minuta

“Neuroent janë shumë të ndjeshme në mungesën e oksigjenit dhe fillojnë të pushojnë së funksionuari pas pesë minutash pasi që t’ua kufizoni oksigjenin”, thonë ata.

Pos se ekziston rreziku nga lëndimet, sepse personat në thes shpesh rrëzohen pasi të nxirret ajri, trendi është bukur i rrezikshëm, sepse disa e bëjnë edhe kur janë vetëm.

Kështu një adoleshent është vakumuar në thes për plehra dhe ka mbetur në të deri sa prindët nu e kanë nxjerrë dy orë më vonë./

Lexo edhe:  Infermierja ngushëllon pesëvjeçarin pas operacionit, fotoja bëhet virale