Nuk do ta besoni sa policë të rinj kosovarë do të pranohen sivjet në polici

Vetëm gjatë këtij viti, Policisë së Kosovës do t’i shtohen 800 pjesëtarë të rinj policorë.

Kështu ka bërë të ditur Afrim Ahmeti, drejtor i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës.

“Në fund të këtij muaji apo në fillim të muajit të ardhshëm do të fillojnë trajnimin 400 kadetë të rinj në Policinë e Kosovës për tu bërë pjesë e policisë deri kah mesi i këtij viti, duke vazhduar pastaj edhe me 400 kadetë tjerë, kështu duke përmbyllur vitin me 800 pjesëtarë të rinj të policisë”, tha Ahmeti në T7.

Ai tha se me freskimin e policisë me gjenerata të reja, do të përmirësohet më tepër gjendja e sigurisë në vend.Ahmeti po ashtu theksoi se tanimë Kosova ka policinë më të vjetër me moshë në rajon dhe për këtë arsye, ai e paraqiti si të nevojshme pensionimin e parakohshëm të tyre.

Lexo edhe:  Kjo është tentativa e Listës Serbe për ta ndalur formimin e Ushtrisë së Kosovës!