Opozita po e bojkoton seancën për dialog të thirrur nga qeveria

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet ta bojkotojë seancën e Kuvendit e cila u thirr nga qeveria e Kosovës, për të votuar ekipin për dialog të udhëhequr nga Fatmir Limaj.

Pas Partisë Social Demokrate, në media raportohet se seancën e parë do ta bojkotojë edhe partia e Isa Mustafës.

Ende nuk dihet qëndrimi i Vetëvendosjes, nëse do të marrë pjesë në seancën e parë të jashtëzakonshme.

Një seancë tjetër e thirrur nga opozita është caktuar nga ora 10:00 ku do të kundërshtohet korrigjimi i kufijve.

Lexo edhe:  Bora e parë zbardh qytetin shqiptar