Pajisja që mund t’iu shpëtojë nga çdo katastrofë natyrore (FOTO)

Një shtrat i cili transformohet në strehë, menjëherë pas shenjës së parë të ndonjë tërmeti, mund të shpëtojë më mijëra jetë në raste të katastrofave natyrore.

Sensorët vibrues reagojnë ndaj të dridhurave nëntokësore dhe shkaktojnë që kapaku i këtij shtrati të mbyllet, dhe në këtë mënyrë përsoni i shtrirë në të, të futet brenda tij, transmeton gazetametro.net.

 

Ky shtrat, madje ka edhe një vend ku mund të ruani ushqim dhe ujë.

Korniza e tij është e punuar nga metali, në formë të shtratit. Ajo është e mbuluar me material që i reziston zjarrit, dhe po ashtu ka edhe ventilues të ajrit, që mund të hapen apo mbyllen nga brenda.


Kujtojmë se gjatë viteve me mijëra persona kanë vdekur nga katastrofat natyrore, sidomos nga tërmetet. Viti 2010 është më i prekuri nga termetet në dekadën e fundit, ku gjatë gjithë vitit kanë vdekur 320.120 persona. /gazetametro.net