Pamje kur Flora Brovina foton e njëjtë e kishte paraqitur edhe në vitin 2012

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina s’e kishte paraqitur për herë të parë fotografinë e një gruaje të dh**ar nga disa ushtarë, të cilën e bëri dje në hollin e Kuvendit.

    Të njëjtën fotografi ajo e kishte shfaqur edhe në vitin 2012 në një diskutim me temën për viktimat e dh**ës sek***le.

     

    Fotoja e cila rezultoi të jetë e filmave për të rritur, nga Iraku, ngjalli reagime të shumta. Media, shoqëria civile, politikanë, organizatat për gra… me nxitim akuzuan Brovinën se gaboi, mirëpo publikimi i fotos së njëjtë s’kishte marrë kaq hov të madh para shumë vitesh.

    “Një dëshmi e kam sjell dhe dua të ju lë sot pa gjumë. Ju kam sjellë foton ku shihen familja e abuzuar dhe gruaja e abuzuar. Unë do t’ju tregojë një foto që ta kuptoni mirë. Njerëzit janë detyruar ta shohin bijën e tyre duke u dh***ar. Kjo fotografi mbetet shenjë, kjo grua është gjallë dhe kjo po kërkon diçka nga ne. Por edhe këta burra janë gjallë dhe vuajnë nga sindromi post-traumatik”, kishte deklaruar ajo.

    Lexo edhe:  Në ora 17:00 jepet lajmi i madh për vizat