Pamje nga Veriu i Mitrovicës

Veriu i Mitrovicës edhe sot duket i qetë, ndonëse ishte paralajmëruar që këto ditë mund të ketë trazira.

Megjithatë, frika për lëvizje në këtë pjesë është theksuar ditëve të fundit.

“Indeksonline” sot ka siguruar pamje nga Veriu ku shihet se gjendja është kryesisht stabile dhe e qetë.

E, këtë e kanë konfirmuar tanimë edhe institucionet përgjegjëse, përkatësisht MPB-ja dhe Policia e Kosovës.

Sipas zëvendës drejtorit të policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hotit, situata aktuale e sigurisë në këtë pjesë është krejtësisht e qetë.

“Është një ditë e rëndomtë pa ndonjë aktivitet që mund të kërcënojë sigurinë e përgjithshme ose rendin publik”, ka thënë Hoti.

Më poshtë pamje direkt nga Veriu i Mitrovicës: