Pamje: Përleshje masive mes tifozëve në ndeshjen, Skënderbeu – Partizani

Një përleshje e madhe mes tifozëve ka ndodhur në derbin e sontëm të kampionatit shqiptar.

Sonte ka nisur sezoni i ri në Kategorinë Superiore, ku Skënderbeu i Korçës është nikoqir i Partizanit.

 

Në pjesën e fundit të ndeshjes, tifozët në tribuna filluan incidentet duke u përleshur mes vete, shkruan IndeksOnline.

Gjyqtari e ka ndërprerë ndeshjen, deri në kalimin e kësaj gjendje.

Incidentin në fjalë mund ta shikoni në videon e mëposhtme./IndeksOnline/