Paralajmërimi i rëndë nga Dodik: Ja çfarë do të ndodhë nëse Kosova anëtarësohet në OKB

    Milorad Dodik, kryesues i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, këmbëngul se Republika Serbe është shtet i pavarur, por shton se për këtë pavarësi i mungojnë “letrat”.

    E për t’i marrë këto “letra”, Dodik paralajmëron se Republika Serbe mund ta shpallë pavarësinë.

    Këtë shpallje pavarësie ai e ka ndërlidhur me Kosovën:

    “Në momentin që Kosova bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Republika Serbe do ta shpallë pavarësinë e vet”, ka thënë Dodik për gazetën e Beogradit “veçernje novosti” duke shtuar se për Kosovën do të pranonte çdo zgjidhje me të cilën pajtohet Serbia.

    Ka shtuar se Bosnjë e Hercegovina do të shpërbëhej brenda dy ditësh sikur të mos ishte përzierja nga jashtë. Sipas tij, Ballkani i qëndrueshëm do të bëhej vetëm me ridefinim ashtu që të bashkohen hapësirat ku shumicë janë popujt dominues.

    “Stabiliteti më i madh do të arrihej sikur të gjithë serbët të bashkoheshin në një Serbi perspektive”, ka shfaqur dëshirën në fund Dodiku.

    Lexo edhe:  Publikohet raporti: Këto janë tri instiucionet më të korruptuara në Kosovë