Paraqitja mbresëlënëse e Shaqirit ndaj Belgjikës e përmbledhur në një video

Zvicra arriti një rikthim të shkëlqyer kundër Belgjikës të dielën në mbrëmje, për të avancuar në finalet e Ligës së Kombeve.

Golat nga nga Ricardo Rodriguez, Nico Elvedi dhe një het-trik nga Haris Seferovic i dhanë fitoren ekipin të Petkovic, përcjell Periskopi.

 

Por edhe pse nuk shënoi, Xherdan Shaqiri pati një nga paraqitjet më të mira për ‘Helvetikët’, duke asistuar dy herë dhe duke mahnitur publikun e pranishëm me lojën e tij.

Xherdan Shaqiri continued his great form against Belgium

Forma e Shaqiri po rritet në mënyrë graduale, duke parë edhe ndeshjet e tij me Liverpoolin.

Paraqitja e mbrëmshme e tij ndaj Belgjikës është përmbledhur në një video, ku shihet efekti i tij në kombëtaren helvetike./Periskopi/

Lexo edhe:  Challandes flet si zviceran, koment që nuk do t’i pëlqejë shqiptarëve rreth Shaqirit dhe Xhakës