Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Kosovën, kërkohet liberalizimi i vizave, 393 deputetë pro

    Sot në seancën plenare të Parlamentit Evropian është miratuar Rezoluta e përgatitur nga raportuesi Igor Šoltes. Nga 603 deputetë, 393 votuan pro, 139 kundër e 71 abstenuan.

    Gjatë diskutimeve të vonshme mbrëme, seanca plenare ftoj për heqjen e tarifes 100%, normalizimin e marrëdhenieve, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    Sa i përket tarifës 100%, Komisionieri Hahn tregoi qëndrim të prerë: “Vendosja e tarifave ka shkel CEFTA-në dhe është në kundërshtim me frymën e MSA-së. Menjëhere të shfuqizohet. Shpejtësia e reformave Evropiane është shumë e ngadaltë.”

    Sa i përket liberalizimit të vizave, Komisionieri Hahn tha: “Qëndrojmë mbrapa vlerësimit që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave”.

    Ndërsa, në emer të Këshillit të BE-së, Sekretarja e Shtetit e Austrisë. Znj. Karoline Edtstadler tha : “Keshilli është duke shqyrtu propozimin për liberalizimin e vizave, dhe nuk kemi ndonjë afat para nesh. Sidoqoftë, përgjegjesia është mbi Kosoven që të vazhdojnë reformat”.

    Lexo edhe:  Festa u kthye në tragjedi: Vdes gruaja nga Peja, humb edhe foshnjën