Pas aktit terrorist, kryeministrja e Zelandës së Re merr një vendim të rëndësishëm!

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka thënë se autori i sulmit në xhaminë e Christchurch, pati licencë për përdorim të armëve.

Ardern ka bërë të ditur se pas këtij akti në Zelandën e Re do të ndryshojnë ligjet për armët.

“Pas masakrës së ndodhur sot ligjet tona të armëve do të ndryshojnë, edhe pas përpjekjeve të mëparshme për të ndryshuar ato. Tani është koha!”, ka thënë ajo.

Ajo ka konfirmaur se terroristi që kreu vrasjet në xhaminë e Christchurch, përdori pesë armë për të kryer sulmin.

“Kishte pesë armë të përdorura nga autori i krimit”, ka thënë kryeministrja.

Ndryshe, 49 persona kanë humbur jetën nga një sulm terrorist ndaj dy xhamive në qytetin Christchurch në Zelandë të Re.

Sulmi është kryer ndaj xhamisë Noor në Hagley Park dhe xhaminë në Lindwood gjatë kohës së faljes së namazit të xhumasë.

Lexo edhe:  Zjarrfikësit të rraskapitur nga zjarret e Kalifornisë, fotografia bëhet hit në internet