Mbrëmë Tuna dhe Patrisi ishin të ftuar në emisionin “Xing” tek Ermal Mamaqi, shkruan GazetaBlic.
Emri i saj ka qenë mjaft i përfolur në media pas deklaratave të shumta nga Roberti në intervista të shumta, ku u shpreh se nuk donte as ta shihte me sy Tunën.
E kësaj radhe përveç Tunës, Robertit i dha një përgjigje edhe Patrisi, duke i thënë se bënte mirë të shihte vetëm pragun e shpisë së tij.
“Kam familjen time, tani për mua ka rëndësi vetëm Tuna dhe Tiani. Me gjithë respektin për familjarët, por secili të shoh pragun e shpisë së tij, gruan e vet, familjen e vet”, u shpreh ai.
E tani si kundërpërgjigje apo koiçidencë, Roberti shfaqet duke pirë kafe me ish të dashurin e Tunës, Ledri Vulën.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një fotografie të publikuar në Instagram, ku dyshja kanë pozuar nga Zvicra./GaetaBlic/